Flash News

Rajoni

Vuçiç takohet në Slloveni me Ramën e Zaev, forumi i ‘Bled’ nën hijen e “Open Balkan”

Vuçiç takohet në Slloveni me Ramën e Zaev, forumi i

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbajti takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të cilët do të marrë pjesë nesër në Forumin Strategjik të Bled.

“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Mirësevini ”, ka shkruar Vuçiç në Instagram, krahas fotos sw publikuar ku shfaqet me Zaev dhe Ramën.

Për kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç ka përgatitur një darkë në një restorant në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçic, shkruan gazeta Express.

Forumi Strategjik fillon nesër në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe zyrtarëve të BE -së.

Lidhur me këtë Forum, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur i lumtur se po e takon atë atje, në rrethana të tjera.

“Takimi jonë i fundit i shkurtër në Slavonski Brod u mbajt nën hijen e aksidentit të tmerrshëm me autobus që mori jetët e dhjetë kosovarëve gjatë rrugës së tyre për pushime verore në vendlindje”, ka shkruar Plenkoviç.

Të fundit