Flash News

Rajoni

Vuçiç ultimatum NATO-s: Nëse serbët preken, do të presim 24 orë për të ndërhyrë

Vuçiç ultimatum NATO-s: Nëse serbët preken, do të

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dhënë ultimatum NATO-s që nëse serbët në veri të Kosovës preken nga autoritetet kosovare dhe nëse NATO nuk reagon brenda 24 orëve, do të ndërhyjnë vetë forcat serbe.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV.

Vuçiç deklaroi se Serbia ka rritur gatishmërinë për luftë si shkak i forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës, në Jarinje.

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, shtoi Vuçiç.

Prej disa ditësh, situata në Kosovë është e tensionuar pas vendosjes së reciprocitetit të targave për serbët. Tensioni kulmoi të shtunën me djegien e Qendrës për Regjistrim të Automjeteve në Zubin Patok. Prej orësh avionët serb patrulluan mbi qiellin në Jarinje, teksa serbët i pritën me brohoritje.

 

Të fundit