Flash News

Rajoni

Vuçiç vë kusht pas takimit me Kurtin: Asociacioni të nënshkruhet sipas marrëveshjes 2013 e 2015

Vuçiç vë kusht pas takimit me Kurtin: Asociacioni të

Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Presidenti i Serbisë tha pas raundit të dialogut se ““Kosova nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj dhe të formojë Asociacionin dhe se dialogu tani është në një ngërç të madh”.

Vuçiç ka theksuar se ishte e qartë që në momentin kur u prezantua versioni serb i drafti i statutit të Asociacionit, reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre, se nuk duan një Republikë Serbe në Kosovë, edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013”, ka pretenduar Vuçiç.

Ai ka thënë se “nuk ka asnjë pikë në draft që ka diçka që tashmë nuk jemi pajtuar apo nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015”.

"Nuk ka asnjë pikë në draft që ka diçka që tashmë nuk jemi pajtuar apo nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015”,- tha Kurti.

Ai gjithashtu ka deklaruar se sa i përket formimit dhe statutit të Asociacionit, nuk po diskutohet për sistemin juridik të Kosovës, por për atë që tashmë jemi pajtuar duke thënë ose marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015 do të pranohet, ose ky është fundi i gjithçkaje.

Të fundit