Flash News

Rajoni

Zaev kundra bashkimit Kosovë-Shqipëri: Nuk do të ishte ide e mirë, Mini-Shengeni na afron me BE-në

Zaev kundra bashkimit Kosovë-Shqipëri: Nuk do të ishte ide e

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se Një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte ide e mirë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë një intervistë për "N1", pasi sipas tij, një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është e ardhmja që e duan popujt në rajon sepse e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

“Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar më tej se Evropa do t’i respektojë më shumë shtetet e Ballkanit, nëse ka bashkëpunim më të madh rajonal.

Duke folur për problemet e kamotshme në Ballkan, Zaev ka thënë se edhe Serbia e Kosova kanë sfidat e tyre përballë, por ato mund të zgjidhen përmes dialogut e miqësisë.

Sa i përket përmirësimit të raporteve mes shteteve në rajon lideri i Maqedonisë ka shtuar se Shkupi po krijon marrëdhënie të mira me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren serbe Ana Bërnabiç duke u munduar të promovojë të gjitha rrugët e bashkëpunimit mes maqedonasve, shqiptarëve e serbëve. Në këtë pikë ka shtuar se pret që edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, t’u bashkohet liderëve në bisedimet “për të mirë të të gjithëve”, pasi të marrë udhëheqjen e shtetit të Kosovës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zaev deklaron iniciativa e “Mini-Schengenit” do të sillte të mira për të gjitha palët. Zaev ka deklaruar se një iniciativë e tillë do të afronte të gjithë rajonin drejt BE-së.

Të fundit