Flash News

Rajoni

Zgjedhja e kreut të Kishës Ortodokse serbe, tension në Mal të Zi: Kjo nuk është Serbi!

Zgjedhja e kreut të Kishës Ortodokse serbe, tension në Mal
Pamje nga protesta në Mal të Zi

Sot pritet të zyrtarizohet emërimi i kreut të kishës Ortodokse serbe, Joanikije II në Mal të Zi.

Në prag të ceremonisë, qytetarët malazezë janë ngritur në protesta kundër emërimit të Joanikije II. Kish Ortodokse serbe përfaqëson pjesën më rë madhe të malazezëve dhe qytetarët e shohin se prezencën e një “dore” të Beogradit pikërisht në vendin që u nda nga Serbia në vitin 2006.

“Kjo nuk është Serbi” ose ”Rroftë Mali i Zi” ishin disa ndër parrullat që demonstruan qytetarët gjatë protestës.

Vetë presidenti malazez Milo Djukanovic ka përkrahur protestën e malazezëve duke akuzuar Kishën Ortdokse serbe se vendos në rrezik pavarësinë e qytetarëve malazezë.

 

Të fundit