Flash News

Rajoni

Zgjedhjet lokale në RMV, ja si kanë dalë komunat shqiptare

Zgjedhjet lokale në RMV, ja si kanë dalë komunat shqiptare

Numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriu ka përfunduar dhe rezultatet se si janë ndarë bashkitë tashmë dihen. Fitoren më të madhe e ka marrë partia në pushtet VMRO-DPMNE me 32 komuna të fituara.

Por si kanë dalë partitë shqiptare?

Ndërkohë që koalicioni shqiptar VLEN ka dalë në vend të dytë me 5 komuna të fituara. VLEN ka fituar zgjedhjet në komunat me shumicë shqiptare në Haraçinë, Zhelinë, Saraj, Çair dhe Tearcë. Ndërkohë që në në 4 bashki të tjera, VLEN do të përballet në balotazh.

Por surpriza më e madhe në këto zgjedhje ishte dështimi i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI). AKI, e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe komunën e Çashkës.

VLEN do të përballet me kandidatët e koalicionit rival shqiptar AKI, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në dy komunat e mëdha, që janë Tetova dhe Bogovina.

Të fundit