Flash News

Rajoni

Zgjedhjet lokale në RMV, Zaev koalicion me Ali Ahmetin: Kemi një qëllim të përbashkët

Zgjedhjet lokale në RMV, Zaev koalicion me Ali Ahmetin: Kemi një

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti do të hyjnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Zaev shprehet se së bashku me Ahmetin me realizimin e koalicionit, kanë një qëllim të përbashkët për të arritur, që është angazhimi i sa më shumë partive në koalicionin qeveritar.

" Kemi një qëllim të përbashkët në koalicionin parazgjedhor që të angazhohen sa më shumë parti nga koalicioni qeveritar", shkruan Zaev.

Ndërkohë kanë nisur procedurat për zgjedhjen e kandidatëve, të cilët janë të gatshëm të japin rezultate sa më të mira për qytetarët në çdo qytet.

Statusi i plotë:

Kam pasur një takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U dakorduam që SDSM dhe BDI të performojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kemi një qëllim të përbashkët në koalicionin parazgjedhor që të angazhohen sa më shumë parti nga koalicioni qeveritar.

Po zhvillohen procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë – këta do të jenë personat që munden dhe që janë të gatshëm të japin rezultat sa më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje.

Do të japim mbështetje të ndërsjellë në disa komuna në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në komunat tjera do të mbështetemi në rrethin e dytë. Këshillohemi që institucionet të kenë detyrim dhe kapacitet të dorëzojnë zgjedhjet vendore plotësisht demokratike, profesionale dhe të ndershme.

Të fundit