Flash News

Rajoni

Zgjedhjet lokale/ Procesi i votimit vijon normalisht në Kosovë, problematika të vogla në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet lokale/ Procesi i votimit vijon normalisht në Kosovë,

Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet lokale. Procesi i votimit në të dyja shtetet ka nisur në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00.

Qytetarët e Kosovës zgjedhin sot drejtuesit e 38 komunave, për të cilat garojnë 166 kandidatë, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Janë 1.885.448 qytetarë që kanë të drejtë vote ose mbi 90 mijë krahësuar me zgjedhjet qëndrore që u mbajtën më 14 shkurt.

Numri i qendrave të votimit është 883. Ndërsa kanë kaluar më shumë se dy orë nga nisja e procesit të votimit, nuk është raportuar asnjë incident dhe gjithçka po shkon sikurse është parashikuar.

Ndryshe ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku janë raportuar disa problematika që lidhen me pjesën teknike, të cilat kanë shkaktuar radhë.

Në zgjedhjet e sotme do të zgjidhen 80 kryetarët e rinj të komunave dhe kryebashkiaku i Shkupit. Në garë janë 303 kandidatë, ndërsa të drejtën për të votuar e kanë 1 824 864 qytetarë.

Të fundit