Flash News

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë dhe MV, si ka qenë pjesmarrja në votime deri më tani

Zgjedhjet në Kosovë dhe MV, si ka qenë pjesmarrja në votime

Vazhdon pa probleme procesi i votimit në Kosovë. Deri më orën 11.00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesmarrja e qytetarëve në votime ishte 8.21%.

Pjesmarrje të lartë ka pasur në Prishtinë, ndërsa është vënë re niveli i ulët në Prizren. Kujtojmë se të drejt vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut procesi është shoqëruar me problematika të vogla, ndërsa pjesmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 13.00 ka qenë mbi 20%.

Kështu bën me dije Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa shton se qytetet me nivelin më të lartë të pjesmarrjes janë Novaci, Kratova dhe Krushevë.

Qytetarët e Kosovës dhe MV drejtohen sot në kutitë e votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë. Procesi ka nisur në orën 07.00 dhe do të mbyllet në 19.00.

Të fundit