Flash News

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, Vuqiç thirrje serbëve: Listën Serbe, e vetmja garanci që Kurti nuk do t’i dëbojë

 Zgjedhjet në Kosovë, Vuqiç thirrje serbëve: Listën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiç u ka drejtuar një thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe.

Media serbe Tanjug shkruan se Vuqiç u kujtoi atyre se Listën Serbe është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t’i dëbojë.

“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë. Që të mos jetë e vështirë për ata që kanë nevojë për një ditë pushimi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova”, tha Vuqiç.

Lista Serbe është e vetmja listë që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet”, shtoi presidenti serb. 

 

Të fundit