Flash News

Rajoni

Zgjedhjet në RMV, për herë të parë një shqiptar në krye të Komunës së Çashkës

Zgjedhjet në RMV, për herë të parë një shqiptar

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor në Maqedoninë e Veriut është shënuar një moment historik për Komunën e Çashkës. Për herë të parë, kjo komunë do të drejtohet nga një shqiptar.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për media zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, i cili tha se kandidati Suat Shaqiri ka fituar garën për kryetar të komunës.

Sapo më njoftuan bashkëpartiakët, është shkruar historia, për herë të parë një shqiptar do të drejtojë Komunën e Çashkës,” deklaroi Ademi, duke e cilësuar rezultatin si një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet vendore të Maqedonisë së Veriut.

 

Të fundit