Flash News

Rajoni

Zgjedhjet në Serbi/ Deputeti i vetëm që pritet të përfaqësojë shqiptarët në Parlament

Zgjedhjet në Serbi/ Deputeti i vetëm që pritet të

Shqiptarët, me shumë mundësi, do të përfaqësohen me vetëm një deputet në Parlamentin serb.

Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (REC) në Serbi, Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit ka aktualisht 0.45% ose një ulëse në Kuvend. Aleanca për Ndryshim e Shqiprim Arifit nuk ka siguruar dot përqindjen e duhur për të marrë një vend në Kuvend.

Shqiptarët synon të kishin të paktën tre deputetët përfaqësues në Kuvendin serb, por i vetmi që duket se do të jetë pjesë e legjislacionit, është Shaip Kamberi.

Aleksandër Vuçiç siguroi mandatin e dytë, teksa partia e tij triumfoi në rezultat me përjashtim të Beogradit. Lista e Vuçiç ka 50.22 për qind të votave ndërsa lista “Ivica Daçiç për Kryeministër” ka 12.7 për qind të votave.

Të fundit