Flash News

Rajoni

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç dhe

Në Mal të Zi u zhvilluan sot zgjedhjet për presidentin e vendit. Mediat malazeze i referohen rezultateve që thonë se dy kandidatët Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Projeksionet e para thonë se Gjukanoviç ka marrë 35-36% të votave, ndërs Milatoviç 28-29%.

Kandidatët e tjerë ndërkohë, Andrija Mandiç ka marrë 19-20%, Aleksa Beçiq mbi 11%, Vuksanović Stanković pak mbi 3%, Danilović rreth 1.5 dhe Radulović nën një për qind.

Askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave, kështu që do të duhet të zhvillohet një raund i dytë pas 14 ditësh.

Të fundit