Flash News

Rajoni

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Dendias: Hera e parë që nga viti 1947, rrisim sipërfaqen me 13,000 km²

 

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Dendias: Hera e parë që nga viti
Foto Ilustruese

 

Territori i Greqisë do të zgjerohet për herë të parë që nga viti 1947 kur ishujt Dodekanezë të pushtuar nga Italia u bënë pjesë e shtetit Grek.

"Kjo është hera e parë që nga viti 1947 që parlamenti grek është thirrur të votojë për rritjen e sovranitetit kombëtar," tha Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një fjalim në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, raportojnë mediat greke.

Zgjerimi i Greqisë është për shkak të rritjes së ujërave territoriale në detin Jon në 12 milje detare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, duke folur në fillim të takimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, ku po diskutohet ligji përkatës, deklaroi se rritja e sovranitetit kombëtar tejkalon 13,000 kilometra katrorë.

Kjo është rreth 10% e sipërfaqes totale të territorit grek ose një e gjysmë e madhësisë së Kretës.

"Qeveria po propozon të ushtrojë të drejtën e saj të patjetërsueshme për të rritur ujërat territoriale nga 6 në 12 milje," tha Dendias.

"Kjo do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 km² dhe nëse merret parasysh zona e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, ajo tejkalon 13 mijë km²," vazhdoi ai.

"Zona e Kretës është pak më shumë se 8,500 km² kështu që është një nder jashtëzakonisht i madh për mua, në emër të qeverisë Mitsotakis, të propozoj miratimin e këtij projektligji," shtoi Dendias.

Të fundit