Flash News

Rajoni

Zgjidhet zëvendësuesi i Zoran Zaev në MV

Zgjidhet zëvendësuesi i Zoran Zaev në MV

Dimitar Kovaçevski do të zëvendësojë Zoran Zaev në krye të LSDM-së. Ai arriti të fitonte drejtimin e partisë Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut.

Kovaçevski mori shumicën e votave, ndërsa garonte krah Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

“Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës”, tha Kovaçevski pasi fitoi.

Kujtojmë që Zaev dha dorëheqjen nga LSDM-ja dhe drejtimi i vendit pasi partia e tij humbi në zgjedhjet lokale.

Të fundit