Flash News

Rajoni

Zgjidhja e problematikave me Kosovën çështje javësh? Kërkesa që perëndimi ka dorëzuar Vuçiçit

Zgjidhja e problematikave me Kosovën çështje javësh?

Presioni ndaj Serbisë për Kosovën ka arritur kulmin dhe zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan “Novosti”.

Pas luftës në Ukrainë, perëndimi dëshiron që çështja mes Kosovës dhe Serbisë të mbyllet dhe bëhet fjalë për vetëm disa javë. Presioni ndaj Aleksandër Vuçiç është rritur ndjeshëm, fakt të cilin e ka pranuar edhe vet më herët.

Sipas Beogradit kjo mund të hapë “kutinë e Pandorës” dhe t’i hapë rrugën krijimit të një “Shqipërie të madhe”.

Kryetari i Qendrës për Stabilitet Social, Ognjen Karanoviç ka deklaruar se: Gjermania dhe Franca po dalin me një qëndrim të unifikuar në lidhje me Kosovën. Për këtë, atyre u duhet Serbia, që t'i ndihmojë të kthehen në kornizën e së drejtës ndërkombëtare, ose duke e lënë Kosovën në OKB ose duke e njohur atë. Serbia nuk mund dhe nuk do të bëjë asgjë nga këto.

 

Të fundit