Flash News

Rajoni

Zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e

Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Procesi ka nisur në orën 07.00 dhe do të mbyllet në 19.00.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Votimi po zhvillohet në 44 komuna dhe të drejtën për të votuar e kanë 1.353.990 qytetarë.

Kujtojmë që raundi i parë u mbajt më 17 tetor. Për herë të parë, votuesit po identifikohen me pajisje biometrike të identifikimit të gjurmëve të gishtave.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore janë akredituar gjithsej 1598 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes vendas dhe të huaj. Numri i tyre është më i lartë krahasuar me raundin e parë.

Mediat vendase raportojnë se deri më tani procesi ka shkuar mirë përpos disa problematikave që lidhen me çështjet teknike.

Të fundit