Flash News

Rajoni

Zjarret në Greqi, evakuohen qindra banorë të ishullit Evia

Zjarret në Greqi, evakuohen qindra banorë të ishullit Evia

Zjarret vazhdojnë të jenë aktive në Greqi. Më shumë se 600 njerëz u evakuuan nga ishulli Evia mbrëmjen e së enjtes.

Një zjarr me përmasa të mëdha bllokoi fshatin Agia Anna, duke izoluar banorët dhe pushuesit.

Ndërsa në fshatin bregdetar Limni, zjarri është ndarë në fronte të shumta dhe është përhapur në një zonë të madhe.

Sipas mediave greke, zjarret kanë përfshirë fshatra si Kechries, Rovies dhe Limni në lindje, dhe Agia Anna, Kryoneritis, Milies dhe Vassilika në perëndim.

Të fundit