Flash News

Rajoni

Zjarret në Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Rodos

Zjarret në Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Rodos

Qeveria greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e Rodosit pas betejës disa ditore me flakët.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në gjashtë njësi bashkiake të Rodosit me vendim të ministrit të Mbrojtjes Civile, Vassilis Papageorgiou.

Bëhet fjalë për zonat: Rodos, Kallithea, Ialyssos, Petalouda, Afantou dhe Archangelos.

Autoritete në Rodos raportojnë se gjitha forcat e Mbrojtjes Civile, së bashku me vullnetarë dhe banorë, po bëjnë përpjekje të pandërprera, në kushte të pafavorshme, për të ndalur frontet e zjarrit.

Të fundit