Flash News

Rajoni

Zjarret "përvëlojnë" Athinën, digjen shtëpitë përreth, evakuohen banorët

Zjarret "përvëlojnë" Athinën, digjen

Dy zjarre të mëdha shpërthyen pasditen e së dielës pranë Athinës në Greqi.

Zjarri i parë shpërtheu në zonën e Barnabas (Varnavas), duke djegur toka bujqësore dhe zona pyjore. Duke qenë se pozicioni i zjarrit ishte afër vendbanimeve urbane, e gjithë zona është vendosur nën urdhër evakuimi.

Më konkretisht, numri i Urgjencës Evropiane 112 i Greqisë dërgoi një alarm për të gjithë banorët dhe vizitorët e Barnabas duke i kërkuar që të evakuonin pronat e tyre dhe të niseshin drejt Grammatikos ose Kapandritit.

Banorët e Stamatës, Grammatiko, Amygdaleza, Rodopolis dhe Mikrochori u kërkuan të evakuoheshin pasi zjarri ishte jashtë kontrollit.

Mediat greke raportojnë se shumë shtëpi janë djegur, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet greke.

Të fundit