All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Rajoni

Zoran Zaev shtrëngon duart me Ali Ahmetin: Hyjmë bashkë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

All - Paragraf - 1

Zoran Zaev shtrëngon duart me Ali Ahmetin: Hyjmë bashkë në

Lidhjes Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të hyjnë bashkë në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Maqedoninë e Veriut. Krerët e këtyre dy partive, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë zhvilluar një takim ku kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të garuar së bashku.

All - Paragraf - 3

Në një postim në rrjetet sociale, Zaev bëri me dije se bashkëpunimi në disa komuna do të jetë që në rrethin e parë, kurse në disa të tjera në rrethin e dytë.

Nuk bëhen të ditura komunat, por krahas LSDM-së dhe BDI-së, në koalicion pritet të përfshihen edhe partitë tjera në pushtet.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. U morëm vesh se LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale. Kemi qëllim të përbashkët që në koalicionin parazgjedhor të kyçen sa më shumë parti nga koalicioni qeverisës. Në rrjedhë janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë – ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje. Mbështetjen e ndërsjellë në disa komuna do ta japim në rrethin e parë, kurse në komunat tjera do të mbështesim në rrethin e dytë. Jemi të pajtimit se institucionet kanë edhe përgjegjësi dhe kapacitet të organizojnë zgjedhje demokratike, profesionale dhe fer”, shkroi Zaevi.

Zaev ka deklaruar se partia e tij LSDM është e gatshme të pranoj cilëndo datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe 17 tetorin siç kërkon VMRO- DPMNE-ja.

Të fundit