Flash News

Rajoni

Zyrtarët e BE-së: Pritet një takim urgjent Kurti-Vuçiç

Zyrtarët e BE-së: Pritet një takim urgjent

Zyrtarët e BE-së kanë deklaruar se pritet një takim urgjent mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandëe Vuçiç.

Kështu raportojnë mediat kosovare, duke shtuar se takimi do të mbahet me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, i cili gjithashtu duhet të përfshijnë negociatat për një “plan evropian, gjermano-francez” për të zgjidhur marrëdhëniet midis dy palëve.

“Progresi nevojitet urgjentisht dhe BE-ja dhe SHBA-ja do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar pa imponuar një zgjidhje”, kanë nënvizuar këto burime.

Ky takim vjen pas vizitës së zyrtarëve ndërkombëtarë në këto vende. BE dhe SHBA i kërkuan Kosovës krijimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe, por  autoritetet e Prishtinës janë shprehur kundër deri më tani.

Të fundit