Rajoni

Zyrtari i lartë i ministrisë së Shëndetësisë: Serbia arrin imunitetin e popullatës në Qershor

Zyrtari i lartë i ministrisë së Shëndetësisë:
Foto ilustruese

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë serbe, Mirsad Derlek pret që në fund të Qershorit, Serbia do të jetë afër imunitetit kolektiv dhe se deri atëherë rreth 2.5 milionë banorë do të vaksinohen.

Ai tha se për katër muajt e ardhshëm, është e rëndësishme që të gjithë t’i përmbahen të gjitha masave epidemiologjike, mbajtjes së maskës, distancimit social dhe higjienës së duarve.

”Unë jam i sigurt që deri më 1 maj, do të kemi 1.4 milion njerëz që morën të dyja dozat e vaksinës dhe deri në fund të qershorit, rreth 2.5 milion. Në fund të qershorit, ne jemi afër imunitetit kolektiv”, tha Derlek.

Të fundit