Flash News

Rajoni

Zyrtari i LVV këshillon kundërshtarët: Vetëm kështu mund ta ndalni rritjen e Vetëvendosjes

Zyrtari i LVV këshillon kundërshtarët: Vetëm kështu

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka "këshilluar" kundërshtarët e tij politik, sesi mund të ndalet rritja e forcës politike ku ai bën pjesë.

Zaimi, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se nëse partitë duan të ndalin rritjen e VV-së, duhet të largojnë të korruptuarit, të heqin dorë nga shpifjet, dhe të bëhen konstruktivë në qëndrime e racionalë në kritika.

Reagimi i Zaimit vjen një javë pas fitores së thellë të Lëvizjes Vetëvendosjes në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit në Kosovë.

“Nëse doni ta ndalni rritjen e VV, merreni këtë këshillë dashamirëse: largojini të korruptuarit prej partive tuaja, hiqni dorë nga shpifjet dhe goditjet nën brez, bëhuni konstruktivë në qëndrime dhe racionalë në kritika, dhe do të shihni se do të nisë puna t’ju ecë mbarë. Partitë e kriminelëve, abuzuesve dhe shpifësve janë ide e mbyllur në shekullin e kaluar.” – shkruan Zaimi.

Zyrtari i LVV këshillon kundërshtarët: Vetëm kështu

Të fundit