Flash News

KRYESORE

Rakacolli: Tre nga të infektuarit në Shqipëri nuk kanë asnjë shenjë të Covid-19

Rakacolli: Tre nga të infektuarit në Shqipëri nuk kanë

Tre nga 6 të infektuarit e konfirmuar deri tani në vendin tonë nuk kanë asnjë shenjtë të covid-19.

Ky fakt është konfirmuar nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në A2.

“Tre nga personat e prekur nga coronavirusi janë të shtruar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme. Klinikisht, këto nuk janë raste të rënda. Nga informacionet e fundit që unë kam, ata kanë qenë edhe pa temperaturë, në ndryshim nga një ditë më parë. Për momentin, atyre nuk u rrezikohet jeta. Tre rastet e tjera, janë persona që kanë pasur kontakt me këta persona. Ata nuk kanë deri tani asnjë shenjë të sëmundjes.

Mund të jesh bartës i koronavirusit pa simptoma dhe ke aftësinë për ta transmetuar atë. Nëse sëmundja do të zhvillohet, atëherë këta persona do të shkojnë në strukturat spitalore”, tha zëvendësministrja.

Të fundit