Flash News

KRYESORE

Raketa ruse me dy astronautë në bord pëson defekt, reagon NASA

Raketa ruse me dy astronautë në bord pëson defekt, reagon NASA

Teksa nisej nga Kazakistani për në hapësirë, raketa ruse Soyuz, me dy austronatë në bord, pësoi një defekt.  Mediat bëjnë me dije se një prej mekanizmave të raketës u fik gjatë etapës së dytë të nisjes.

“Ekuipazhi është gjallë dhe po kryen një ulje emergjente. Dy personat në bord janë kozmonauti Alexey Ovchinin dhe Nick Hague i NASA-s. Vendi i tretë për pasagjerët ishte rezervuar për ngarkesat.

Ekipet e shpëtimit janë nisur drejt vendit ku pritet të ulet kapsula e raketës që sipas të dhënave do të jetë në Kazakistan nga ku u bë dhe nisja. Po punohet me partnerët rusë për të marrë më shumë informacione rreth çështjes,” shkruan NASA në një postim  në Twitter.

Të fundit