Flash News

KRYESORE

Rakipi i bëri thirrje nga "Të paekspozuarit", Balla përgjigjet në "Opinion"

Rakipi i bëri thirrje nga "Të paekspozuarit", Balla

Ylli Rakipi në emisionin e tij të parë për këtë sezon në News 24, i bëri thirrje deputetit Taulant Balla të tregojë se ku ka qenë në këtë ditë që akuzohet se ka qenë në komisariat dhe kanë kërcënuar ish-nënkomisarin.

Mirëpo, pak minuta pas thirrjes së Rakipit, Balla u shfaq në një lidhje telefonike në emisionin 'Opinion'.

Balla u shpreh gjatë lidhjes telefonike : “As nuk kam qenë dhe as e kam parë ndonjëherë këtë djalin (Emiliano Nuhun), s’kam qenë fare Fevzi në Fushë Krujë, nuk e kam takuar ndonjëherë në jetën time. Më vjen keq për këtë fatkeq që e ka shpërdoruar Lulzim Basha me shokë. E rëndësishme për mua është pjesa e parë dhe jo e dyta; që drejtësia të bëjë punën e saj”.

Më tej ai shtoi se ka qenë duke peshkuar me Turjan Hyskën në atë datë.

“Me datë 21 në orën 5 kam  qenë në Pogradec duke peshkuar te liqeni i Pogradecit. Pysni kolegun tuaj Turjan Hysko ku kam qenë”, tha Balla.

Të fundit