Flash News

KRYESORE

Rakipi lexon letrën e Metës për Ramën, analisti: Është e vërtetë?

Rakipi lexon letrën e Metës për Ramën, analisti:

Ylli Rakipi, në emisionin ‘Të Paekpozuarit’ lexoi në transmetim direkt letren e presidentit Ilir Meta për kryeministrin Edi Rama. Letra, gjuha e së cilës ishte larg formales u prit me habi nga të ftuarit: “Nuk ka mundësi, është ‘fake news’”, pyeti analisti Dritan Hila.

Ndersa Faton Lubonja theksoi: “E lexova letrën e Metës. Nuk kishte sharje. Kurse Rama degradon me një gjuhë që jo kryeministri, por as një shqiptar normal nuk duhet që t’ia lejojnë vetes. Por pse e bën Rama këtë? Rama e bën këtë sepse e di se është i fortë. E di se ka lidhjet kriminale, se ka kriminelët pas vetes. Kjo është një diktaturë e mbushur me krim".

Në letër, Meta nuk linte mënjanë as ironinë me shprehje të tilla, si: “Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës”.

“Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.

Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin”.

“Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!”.

Të fundit