Flash News

KRYESORE

Rakipi: Opozita jonë shumë e dobët, regjimet nuk rrëzohen vetë

Rakipi: Opozita jonë shumë e dobët, regjimet nuk rrëzohen

Gazetari Ylli Rakipi mendon se opozita shqiptare sot është më e papërgatitur se kurrë, ndërsa bën thirrje për zgjedhje të parakohshme.

“Në Shqipëri është krijuar ky model që të rrëmbehet gjithçka. Dalja e opozitës nga sistemi është dalja më gabuar që ka bërë. Në favor të sistemit opozita shkon edhe në gjakosje. Opozita jonë është shumë e dobët dhe duhet të kuptojë që regjimet nuk rrëzohen vetë, kërkon forcë, organizim të opozitës dhe jo një opozitë teatrale”, tha Rakipi në Abc News.

Ai ka kritika për opozitën, sepse mëse shpall një kauzë kundër oligarkëve, duhet të japë një përgjigje të vërtetë.

“Në momentin që ke shpallur kauzën dhe ke marrë banorët e unazës duke i mbajtur një vit dhe një ditë i lë në mes të rrugës, ata nuk të ndjekin më. Nuk mund të braktisësh qytetarët në momentet më delikate. Tani opozita duhet të përpiqet të rregullojë veten”.

Rakipi shton se institucioni i Presidencës është i fundit që nuk është kapur nga regjimi që po instalohet në vend.

“Meta është institucioni i fundit që ka mbetur në këtë gjendje, që është Shqipëria. Regjimi po instalohet me ndihmën e ndërkombëtarëve të cilët me dashje ose pa dashje, apo qëllime të tjera, për qëllime qoftë dhe korruptive një pjesë e tyre janë bërë palë me regjimin.”

Të fundit