Flash News

KRYESORE

Rakipi: Shqiptarët po përjetojnë terror nga Rama, ai është çmendur

Rakipi: Shqiptarët po përjetojnë terror nga Rama, ai

Gazetari Ylli Rakipi e ka quajtur kryeministrin Edi Rama diktator, që me paketën anti-shpifje do të kthejë në xhandarmëri dy institucionet AMA dhe AKEP. Ai tha për “Ora News” se kryeministri është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër të gjithë bashkësinë kombëtare.

“AMA dhe AKEP janë xhandarmëri për mediat. Dhe janë në dorë të Edi Ramës. Kemi kryeministër që nuk bën punën që ka. Kur është kryeministër bën kryeredaktorin e mediave. Dy instrumentet e krijuara AMA-n dhe AKEP-in i komandon kur të dojë diktatori.

Nuk ka as AKEP as Akrep goditjen e jep Edi Rama. Ai është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër të gjithë bashkësinë kombëtare. Nëse nuk e kupton këtë do sjellë fundin e Ramës.”, u shpreh rakiti që këshilloi gazetarët që të luftojnë dhe jo të bojkotojnë.

Ai shtoi se kryeministri ka shpallur veten kryeredaktor të mediave, duke theksuar se po ushtron terror të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve.

“Kryeministri Edi Rama ka kohë që e ka shpallur veten kryeredaktor të medias. E ka bërë në mënyrë intensive. Nuk ja kemi prekur fjalën Edi Ramës pse me fjalën e tij shqiptarët kanë kuptuar se nuk kanë njeri normal përballë. Ecejaket e tij në vendet e dëmtuara nga tërmeti fjalët, idiotësitë e tij të përhershme.

Gjithë shqiptarët janë në terror të jashtëzakonshëm të Edi Ramës. Edhe nëse nuk është televizioni i tij përdor oligarkët e mediave. Vetëm nuk ka pjerdhur në televizionet shqiptare. Rama ka marrë të gjitha pushtetet.”

Të fundit