Flash News

KRYESORE

Rakipllari: Lajmi kryesor në protestën e opozitës ishte pjesëmarrja, në shesh shumë njerëz që ndihen të vjedhur

Rakipllari: Lajmi kryesor në protestën e opozitës ishte

Kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Robert Rakipllari e ka cilësuar protestën më të madhe të opozitës si simbolike dhe se sipas tij lajmi kryesor rreth saj sot ishte pjesëmarrja masive e qytetarëve.

Në një intervistë në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’, Rakipllari tha se sheshi u mbush sot me protestues që ndihen të vjedhur.

“Protesta ishte simbolike dhe u menaxhua në mënyrë pozitive. Lajmi kryesor është pjesëmarrja. Policia është treguar profesionale, përjashto polemikat për hedhjen e gazit lotsjellës e disa e cilësojnë si lëndë të lehtë helmuese ushtarake. Unë besoj se sot në shesh ishin njerëzit që ndihen të vjedhur. Sot kishte shumë njerëz që ishin në shesh. Një pjesë e motivimit të qytetarëve ka qenë edhe një pjesë irritimi nga kjo maskarada e zëvendësimit të opozitës me njerëz të tjerë brenda Parlamentit. Por zgjidhja nuk është që njëra palë qëndron në pjesën e vetë dhe pala tjetër në pjesën tjetër. Duhet të ketë diçka ndryshe, të lëvizin gjërat. Duhet dialog për zgjidhje”, tha analisti.

Ndërkohë, lidhur me zhvendosjen e protestës nga Kryeministria te Parlamenti, sipas tij tregon se opozita nuk e kërkon pushtetin përmes rrugës por është një protestë që kërkon zgjedhje të lira dhe legjitimite.

“Tërheqja nga Kryeministria drejt Parlamentit tregoi se opozita nuk e kërkon pushtetin përmes rrugës por është një protestë që kërkon zgjedhje të lira dhe legjitimite. Nga pikëpamja e simbolikës është e gjetur. Opozita s’ka si e kërkon pushtetin përmes rrugës. Synimi i opozitës është këtu, të vendoset përmes një qeverie neutrale se kush është shumicë në këtë vend”, tha Rakipllari.

 

Të fundit