Flash News

KRYESORE

Ralf Gjoni kundër Várhelyi: Ç’kërkon në Shqipëri, autokraci apo që të kthehet vend me gra të mbuluara? Hysi: Tërhiqu!

Ralf Gjoni kundër Várhelyi: Ç’kërkon në

Deputeti Ralf Gjoni ka dalë kundër vizitës së Komisionerit të BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi në Shqipëri, pak minuta pas fjalës që zyrtari i lartë mbajti në Kuvendin e Shqipërisë.

Me tone të ashpra, Gjoni tha se komisioneri duhej të angazhohej në një seancë të posaçme bashkëbisedimi me deputetët  e Kuvendit ashtu siç e bën dhe në Parlamentin evropian, ndaj në shenjë proteste kishte veshur një maskë me mbishkrimin: Shqipëria nuk është Bashkimi Sovjetik.

Besoj se kanë mbaruar kohët kur Hrushovi vinte në Shqipëri dhe gjente një tufë delesh dhe duartrokasin për çdo gjë. Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian dhe dua të përqendrohem vetëm tek një.

Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin. Kjo është e pavërtetë do i thoja Varhelyit sot nëse do të ishte këtu sot. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore.

Në kurriz të qeverisë. Varhelyi ka ardhur koha që në Shqipëri të flasim si homologët tanë europianë dhe të flasim. Varheluyi duhet ta dijë se nuk i përket këtij klubi. Nuk ka vend për vlera subjektive, Putini në këtë vend. Varheluyi nuk duhet të kthehet në një autokrat Brukseli.

Várhelyi nuk duhet kthyer në një teknokrat për të legjitimuar krimin që po përgatitet në këtë vend në zgjedhjet e 25 prillit. Cfarë dëshiron ky, një autokraci? Që fëmijët tanë të rriten mes kriminelëve. Cfarë kërkon që Shqipëria të mbetet vetëm me pensionistë si Spartak Braho, apo me gra të mbuluara, apo me Erdoganistë, ne jemi vend euroatlantik. Kodin ta çojmë në Kushtetuese që të mos zhvillon me këtë kod elektoral” , u shpreh Gjoni, të cilit i tërhoqi vëmendjen për gjuhën e përdorur nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, duke u ndalur te deklarata e tij për fenë.

“Do shikoni që keni gabuar”, iu drejtua Hysi.

Të fundit