Flash News

KRYESORE

Ralf Gjoni: Nga LSI nuk kam pasur ndonjë ofertë, por edhe nëse do më vinte një ftesë, me lidershipin aktual, nuk do të pranoja

Ralf Gjoni: Nga LSI nuk kam pasur ndonjë ofertë, por edhe nëse do

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka diskutuar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe deputetët e opozitës parlamentare që votuan pro.

I pyetur nëse ai do ti bashkohet sërish LSI, Gjoni u shpreh se edhe nëse do t’i vinte një ftesë nga lidershipi aktual nuk do të pranonte.

A ka gjasë t’i bashkoheni sërish LSI?

Nga LSI nuk kam pasur ndonjë ofertë. Për momentin jo. Nuk kam kontakte, kam vetëm me individë që aderojnë në LSI, për arsye miqësore. Mund t’iu them, se ju e dini që i them gjërat troç pa m’u dridhur qerpiku, se edhe nëse do më vinte një ftesë, me lidershipin aktual, nuk do të pranoja, dhe në fakt nga të tre partitë kryesore s’do të pranoja. Unë besoj se shqiptarëve iu duhen njerëz me moral, integritet, por mbi të gjitha politikan të rinj me guxim

Të fundit