All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama: 60 firma janë regjistruar për hetime; Për rindërtimin s’kemi fuqi punëtore, do marrim nga jashtë

Rama: 60 firma janë regjistruar për hetime; Për rindërtimin
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe një herë te procesi i hetimit të firmave të ndërtimit dhe personat përgjegjës për pallatet dhe objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

All - Paragraf - 3

Gjatë mbledhjes me Këshillin e Ministrave, ai tha se 60 firma ndërtimi janë në proces hetimi dhe se shembja e objekteve sipas tij nuk i dëmton provat.

“60 firma në Durrës janë të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me godina të ndërtuara, 12 janë gati të punojnë, ndërkohë kam një apel për të tjerat që të vijnë, nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces.

Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet. Nuk ka asnjë provë që fshihet të gjitha vendngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumenteve, provave, fotografimi, etj”, tha Rama, i cili ngriti po ashtu një problem tjetër, duke thënë se për procesin e rindërtimit ka mungesë të fuqisë punëtore.

“Brenda datës 19 duhet të kalojë paketa për aksesin në fuqi punëtore, që në rast se ka boshllëqe të fuqisë punëtore, kompanitë të jenë në gjendje të marrin fuqi punëtore nga jashtë, pa humbur kohë”, u shpreh Rama.

Të fundit