Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i Ramës për Akademinë, reagon Vasili: Shkollëpakti aq di, kot t'i kërkojmë më shumë!

Paralajmërimi i Ramës për Akademinë, reagon Vasili:

Kryeministri Edi Rama reagoi mëngjesin e sotëm në lidhje me transformimin  e Akademisë së Shkencave, ku u shpreh nëse nuk reformohet Akademia nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën.

Mirëpo, deklarata e kryeministrit ka ngjallur reagimin e kryetarit të Grupit Parlamentar  të LSI-së, Petrit Vasilit.

“Shkollëpakti flet për godinën e Akademisë së Shkencave”, shprehet Vasili teksa shton se transformimi i akademisë është thelbësor.

REAGIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT:

Shkollëpakti flet për godinën e Akademisë së Shkencave

Akademia e Shkencave ka nevojë të transformojë rrënjësisht raportin e saj me shoqërinë dhe vendin. Edhe menaxhimi i saj i brendshëm duhet të ndryshojë.

Akademia dhe akademikët duhet të jenë pjesë e vyer e debatit publik multivalencial, por ata i kanë munguar këtij debati, ndaj edhe ai është shpesh shumë i varfër dhe domen i profanëve të paskrupuj.

Raporti i akademisë me shkencëtarët e rinj të talentuar, që formohen në Shqipëri dhe jashtë saj dhe me kërkimin shkencor në tërësi, është i ngurtë dhe joinspirues.

Këto janë çështje madhore, që duan përgjigje, e që edhe ne i duam këto përgjigje.

Një tjetër Akademi Shkencash i duhet vendit. Zgjedhjet brenda saj, që riciklojnë problemet e vjetra dhe nuk na i japin këto përgjigje, përse duhen?

Nga i gjithë ky debat i madh konceptual dhe parimor kryeministri ynë shkollëpak ka kuptuar vetëm që duhet t'i rrëmbejë godinën dhe të mos i japë më ca lekurina Akademisë.

Aq di, kot t'i kërkojmë më shumë atij.

Të fundit