Flash News

KRYESORE

Rama anashkalon Veliajn “elozhe” kryebashkiakut të Elbasanit për masat e distancimit social

Rama anashkalon Veliajn “elozhe” kryebashkiakut të Elbasanit

Kryeministri Edi Rama i ka thuru elozhe publikisht kryebashkiakut të Elbasanit, që sipas kreut të ekzekutivit ka marrë masa për vendosjen e piketave në dyqane, banka e tregje me qëllim ruajtjen e distancës nga qytetarët.

“Përgëzime bashkisë Elbasan. Ky do të jetë standarti kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t'i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre. Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush”, shkruan Rama. Megjithatë, bashkia e Elbasanit nuk ishte e para që po e bën këtë gjë.

Në Tiranë, pas kritikave publike të kryeministrit Rama, ndaj qytetarëve që u dyndën në tregun e Kombinatit, bashkia u vu në lëvizje për të vendosur jo vetëm piketa për ruajtjen e distancës, por vendosi dhe dezinfektant për qytetarët.

Megjithatë, e gjitha kjo ndodhi pasi kryeministri Rama reagoi publikisht duke publikuar foto nga tregu i kombinatit, ndërsa Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëroi bashkinë për mbyllje të tregut në rast se nuk do të merreshin masa.

Të fundit