Flash News

KRYESORE

Rama, asnjë fjalë ngushëlluese për ngjarjen e rëndë dje në Zvërnec, promovon turizmin që vret…

Rama, asnjë fjalë ngushëlluese për ngjarjen e

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim të pamjeve të Palasës, Dhërimiut e Gipesë, duke i  ururar qytetarë sot për një ditë të qetë: “MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një të dielë të qetë me këto pamje fantastike të Palasës, Dhërmiut dhe Gjipesë”.

 Ndërkohë që në rrjetin e tij FB nuk ka asnjë reagim njerëzor, 24 orët e fundit, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Zvërnec, ku humbën jetën katër të rinj, në Vlorën ku ai është shpallur deputet. As si kryeministër, as si deputet, as si njeri, ai nuk gjen dot dy fjalë për të ngushëlluar të rinjtë që shkojnë në ato brigje e atë turizmën që ai promovon me pamje, zë e figurë e që në fund u marrin jetën të rinjve nga Tirana, Tetova e Kosova etj. Ky është turizmi që promovon Rama, turizmi që të edhe merr jetën, sepse nuk ka struktura, nuk ka ministri, nuk ka pushtet lokal që të vëjë një roje për të shpëtuar të rrezikuarit, nuk ka infrastrukturën e nevojshme... për të reklama ka rëndësi, dëgjesat publike…  

  

 

Të fundit