Flash News

KRYESORE

Rama asnjë fjalë për krimin, merret në ‘Twitter’ në Bashën: Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër

Rama asnjë fjalë për krimin, merret në ‘Twitter’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në ‘Twitter’ pas akuzave që kryeopozitari Lulzim Basha lëshoi nga Shkodra, qytet që po goditet fuqishëm nga bandat kriminale.

Rama nuk thotë asnjë fjalë për situatën alarmante të krimit, por është fokusuar vetëm në sulmet ndaj Bashës.

“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S'kemi ç'i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. E gjithë vëmendja tek njerëzit”, shkruan Rama.

Kreu i opozitës theksoi sot se Rama është kryeministër vetëm në letër, pasi kontrollin në Shqipëri e kanë marrë bandat dhe krimi i organizuar.

Mbledhja në Shkodër/ Lulzim Basha flet për situatën alarmante: Rama dhe Xhafaj kanë fuqi vetëm në letër, territori kontrollohet nga bandat

Të fundit