Flash News

KRYESORE

Rama, asnjë fjalë për Orest Sotën dhe Samir Tahirin; a e nënkuptoi ai ish-ministrin si 'kriminel me gomone apo me kollare'? 

Rama, asnjë fjalë për Orest Sotën dhe Samir Tahirin; a e

Kryeministri nuk i përmendi për asnjë moment ish-ministrin, Saimir Tahiri dhe mikun e tij Orest Sota, që u kap me dy patenta të deputetit në makinë. Por, duket se ai e nënkuptoi ish-ministrin e Brendshëm, kur foli për pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal "qoftë me gomone apo kravatë".

Një motiv të Saimir Tahirit, në daljen e parë pas publikimit të përgjimeve italiane, e përdori gjithashtu kryeministri. Ashtu si Tahiri, që e përmendi shpesh të birin, edhe Rama ka folur për 'fëmijët e mi' dhe 'fëmijët e atyre me të cilët luftojmë politikisht'.

Pjesë nga Komunikimi Javor:

Do të luftojmë me krimin e organizuar , do të luftojmë me krimin ekonomik, do të luftojmë për t’i gjetur dhe për t’ia kthyer popullit pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal, qoftë me gomone e qoftë më kravatë, kudo ku të jenë fshehur apo transformuar në pasuri të patundshme nga kriminelë, prokurorë, gjykatës, policë ose tutorë politik të tyre.

Si kryeministër i këtij vendi ndiej një borxh të madh ndaj çdokujt që më ka votuar e më jep përditë arsye për të luftuar për të fituar në sfidat tona të vështira, por të njëjtin borxh i kam dhe kujt nuk më la votuar por që e do Shqipërinë siç e dua unë, është një borxh ndaj fëmijëve të mi, përfshirë dhe fëmijët e atyre me të cilët luftojmë politikisht, apo qoftë edhe atyre që kjo qeveri do të luftojë me zero tolerancë për krimet dhe paudhësitë që kanë bërë.

Të fundit