Flash News

KRYESORE

Rama asnjë kontakt me ministrat e rinj, zbulohet personi që bën ‘ndërmjetësin’ e kryeministrit

Rama asnjë kontakt me ministrat e rinj, zbulohet personi që bën

Kryeministri Edi Rama nuk e ka mbledhur asnjëherë qeverinë që pas emërimit të ministrave të rinj teknik, që erdhën si propozim i opozitës. Gjithashtu, në faqen e Kryeministrisë nuk janë bërë ndryshimet e fotove dhe të emrave të ministrave të shkarkuar. Kjo situatë tregon se Rama ka vendosur të mos mbajë asnjë kontakt me ministrat e rinj dhe zv/kryeministren Ledina Mandijan.

Megjithatë, burime nga Kryeministria bëjnë të ditur për Politiko.al se Rama ka caktuar sekretarin Ëngjëll Agaçin për të ruajtur komunikimin me emrimet e reja.

Agaçi është në kontakt të vazhdueshëm me zv/kryeministren Mandija, e cila e informon për lëvizjet e saj. Nëpërmjet sekretarit, Rama mëson për lëvizjet dhe vendimet që merr zëvendësja e tij dhe ministrat në kabinetin që ai drejton ende.

Të fundit