Flash News

KRYESORE

Rama: Ata që protestuan me benzinë nuk janë qytetarë. Po ata që protestuan në ’21 janar’? Kishin edhe shkopinj edhe benzinë.

Rama: Ata që protestuan me benzinë nuk janë qytetarë. Po ata

Ata që protestuan dje në ‘Rrugën e Kombit’, kryeministri Edi Rama nuk i quan qytetarë. Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, Rama u shpreh se qytetarët nuk shkojnë në protestë më benzinë me vete.

Kryeministri i ka cilësuar sërish vandalë ata që sipas tij shkaktuan ngjarjet e djeshme.

Por mesa duket Rama po përdor dy standarte sa i takon vlerësimit të protestës. Kur ai ishte në opozitë protestat i quante qytetare ndërkohë që tashmë kur ato janë kundër tij dhe vendimeve të qeverisë që ai drejton nuk janë qytetare.

Shembulli është protesta që Rama dhe Partia Socialiste në ’21 janar’ të 2011-ës. Në këtë protestë, protestuesit kishin edhe benzinë, pasi shumë makina që ishin të parkuara rrotull godinës së kryeministrisë u dogjën, por edhe shkopinj me të cilët goditën punonjësit e policisë. Por atë Rama e ka cilësuar si protestë qytetare./Politiko.al

Të fundit