Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Kryeministri Edi Rama u shfaq dy ditë më parë në një televizion duke folur për bamirësinë dhe për gjetjen e mënyrave për të ndihmuar të varfërit. Kryeministri Rama u shfaq një njeri që i dhemb varfëria dhe që e vuan pamundësinë për t’i ndihmuar të gjithë. Më herët ai kishte qenë në takime me “popullin”, gjasme për të dhënë llogari për mënyrën se si qeveris. Në këto takime ai foli për punën e tij, për vështirësitë e qeverisë, por edhe për angazhimin e saj të madh për të rregulluar ligjshmërinë në administratë, për të rregulluar spitalet, shkollat, hapur vende pune. Ai është shfaqur këto ditë edhe në iftare me besimtarë myslimanë dhe hoxhallarë ku ka folur për vlerat e besimit, dashurinë mes njerëzve, tolerancën, sakrificën.
Pra, Kryeministri u shfaq me vetitë më të përkora njerëzore të bamirësisë, dhembshurisë, përkushtimit dhe reflektimit. Gjithë kjo gjë, ndodh menjëherë pasi Kryeministri dhe qeveria e tij u përballën me akuza se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte në dijeni të dënimit me vendim të formës së prerë në Itali të vëllait për trafik droge dhe nuk kishte vepruar. Kryeministri u përball me akuza se po mbronte ministrin dhe vëllanë e ministrit i cili, duket se kryente ende trafik droge. Audiopërgjime u shfaqën. Dëshmitarë folën. Debati politik ishte i ashpër. Kryeministri duhet të përgjigjej, të jepte llogari për çfarë po ndodhte dhe çfarë kishte ndodhur. Duhet të largonte dyshimet duke larguar ministrin megjithë “bindjen e thellë të tijën se ai është i ndershëm”. E gjithë zhvillohej në kontekstin kur ministri i Brendshëm i katër viteve të mandatit të pare, i trumpetuar si më i sukseshmi i tri dekadave pluralizëm, është nën hetim dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Zhvillohej në kontekstin ku tonelata me hashash kalojnë për në Itali, ku kuintalë me kokainë vijnë nga Kolumbia, si kurrë më parë.
Si është e mundur që, një qeveri të gjendet mes këtij tufani akuzash të rënda dhe pa dhënë llogari asfare, të normalizojë gjithçka, të dalë nëpër Shqipëri, të “japë llogari” dhe të arrijë ta shfaqë Kryeministrin si bamirës, të përunjur, të dhembshur dhe që sakrifikon për njerëzit? Si është e mundur që, asgjë nuk ndodhi ndërkohë që në Britani një ministër e dha dorëheqjen edhe pse iu përgjigj me vonesë pyetjeve të një anëtari të Dhomës së Lordëve, apo në Gjermani një ministër jep dorëqjen për dyshime se ka paguar qeranë e banesës me para publike.
Demokracia është, padyshim, forma më e mirë e qeverisjes, por ajo ka një “në qoftë se” themelore. Kjo ‘në qoftë se’ është llogaridhënia. Në momentin që qeveria mendon se llogaridhënia është e panevojshme, atëherë demokracia degjeneron në forma të shëmtuara regjimesh. Është pikërisht shkatërrimi i plotë i llogaridhënies dhe shndërrimi i saj në karikaturë që ka çuar në këtë situatë.
Ka dy koncepte për llogaridhënien. Njëri ka të bëjë me atë që quhet ‘llogaridhënia forensike’ dhe që nënkupton se përgjegjësitë e dikujt vlerësohen në Prokurori apo gjykatë mbi bazën e disa normave të rëna dakord. Koncepti tjetër ka të bëjë me atë që njihet si ‘llogaria e agjentit’ dhe që nënkupton llogaridhënien që një agjent (një indidvid, një zyrtar apo një institucion) jep para ‘agjentit parësor’. Në këtë rast ‘agjenti parësor’ (që mund të jetë eprori, një entitet nga i cili varet ose një entitet i cili e çertifikon punën e tij), mund t’i kërkojë llogari për punën që agjenti bën në emër të tij ose me pushtet të deleguar nga ai. ‘Agjenti parësor’ ka në këtë rast pushtetin ta zëvendësojë, t’i vërë sanksione ose ta ndëshkojë.
Këto dy koncepte mbi llogaridhënien, jo vetëm gjenden të trupëzuara brenda një qeverisjeje demokratike, por pikërisht ky trupëzim e bën qeverisjen të jetë demokratike. Llogaridhënia në demokraci bëhet vetëm nëpërmjet katër mënyrave të cilat përfshijnë të dy konceptet. Qeveria jep llogari përditë para mediave. Këtu hyn koncepti i llogaridhënies së agjentit ku media, duke përfaqësuar opinionin e njerëzve dhe “rojtaren” e të drejtave të tyre, shfaqet si agjenti parësor. Kryeministri Rama mendon se mediat janë kazan. Ai llogaridhënie para mediave nuk jep kurrë. Kur një gazetare i bëri një pyetje me thelb, ai iku dhe më pas e fyeu. Mediat për Kryeministrin duhet të kenë rolin që u cakton ai: të promovojnë atë dhe punët e qeverisë duke dhënë transmetime direkte të çdo aktiviteti dhe të kritikojnë sa të mundin opozitën. Mundësisht, të prodhojnë një realitet ku opozita është problemi, jo qeveria. Mënyra e dytë e llogaridhënies në demokraci është ajo nëpërmjet kontrollit parlamentar. Qeveria dhe Kryeministri iu përgjigjen pyetjeve, dëshmojnë në komisione hetimore, japin llogari para tyre. Edhe këtu kemi të bëjmë me konceptin e agjentit parësor, ku parlamenti duke qenë se është organi më I lartë dhe që përfaqëson popullin, ka detyrën t’i kërkojë llogari Qeverisë. Duke qenë se Kryeministri është edhe agjenti kryesor (sepse e ka nështruar plotësisht Parlamentin), edhe agjenti që jep llogari atëherë ai vendos vetë se si do të bëhet kjo llogaridhënie në Kuvend. Ai ka vendosur të tallet me komisionet hetimore, t’i kthejë seancat e pyetjeve apo të debatit në akuza ndaj opozitës. Pra, për llogaridhënie në Kuvend as që bëhet fjalë.
Mënyra e tretë e llogaridhënies është ajo në Prokurori dhe në gjykatë. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien forensike. Kur u kërkua nga Prokuroria arrestimi i Saimir Tahirit, Kryeministri tha se nuk ka prova dhe nuk e lejoi arrestimin, ndërkohë që e drejta për të kërkuar llogari mbi terma provash dhe për të vlerësuar provat i takon Prokurorisë. Në rastin e ministrit Xhafa, Kryeministri nuk e lejoi Prokurorinë të merrte në llogari Qeverinë, ministrin dhe vëllanë e ministrit. Prokuroria pranoi një kallëzim nga vëllai i ministrit natën, i mori zërin për ekspertim natën dhe e lejoi që në mëngjes ai të ikte në Itali, pa e ballafaquar me dëshmitarin, Albert Veliu. Është e qartë, pa u zgjatur, se Rama dhe Qeveria nuk japin llogari para Prokurorisë dhe para Gjykatës.
Forma e fundit e llogaridhënies është ajo para popullit. Por kjo bëhet në zgjedhje dhe i përket konceptit të llogaridhënies së agjentit. Zgjedhjet në Shqipëri, siç dihet, janë subjekt i blerjeve, i parave të dyshimta. Pra, edhe kjo llogaridhënieje nuk është. Në vend të këtyre formave të llogaridhënies, Qeveria e kryeministrit Rama ka gjetur “turin e llogaridhënies”. Tek ky tur, në fakt, ka diçka që duhet thënë. Kjo lloj “llogaridhënieje” i përket llogaridhënies së agjentit. Por agjenti parësor këtu është Kryeministri i cili del para popullit për të hequr nga puna ndonjë drejtor lokal Hipoteke apo Ujësjellësi. Duke zbatuar këtë lloj llogaridhënieje, ai në fakt shkatërron llogaridhënien sepse, jo vetëm që vetë nuk jep llogari, por edhe shfaqet si i rreptë, i drejtë, i përkushtuar. Gjithashtu, ai gjen mundësinë të tregojë edhe se është agjenti parësor ku populli është agjenti llogaridhënës. Ka shumë raste kur Rama iu hakërrehet njerëzve, iu kërkon llogari pse rrinë kafeve apo pse luajnë domino, iu ndërpret fjalën etj. Pra populli është vartës, subjekt i Kryeministrit.
Për shkak të kësaj situate, Rama u shfaq një moment si i dhembshur, një moment si bamirës dhe një moment si vetësakrifikues. Kjo është shenjë e frikshme. Ai është agjenti parësor i medias, i Prokurorisë, i Parlamentit, i popullit dhe i disa komuniteteve fetare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38