Flash News

KRYESORE

Rama- banorit në Shëngjin: E shoh ku të rreh zemra, po mos bëj politikë me mu

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonat ku janë akomoduar banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Shngjinit në Lezhë.

Pasi është njohur me situatën atje, Rama ka biseduar edhe me banorët, ku disa prej tyre i kanë shprehur edhe frikën prej tërmeteve.

Megjithatë, Rama ka debatuar me njërin prej, kur i tha se frikësohet nga një tjetër më i madh.

Rama: Merruni me ata më të vegjëlit se s’do merremi edhe me frikën tuaj tani. Ju duhet të jeni në krye aty, bam. Nga se keni frike ju, këtu çdo gjë është në rregull. Edhe po pati ndonjë lëkundje të vogël, punë e madhe fort. Asgjë nuk ndodh.

Banori: Presim të madhin tani, siç e pritëm, a ra në korrik, s’na nxorën hic e na lanë brenda.

Rama: Ej tashi, mos mi bëj këto mua se të shoh që nga larg dhe e kuptoj shumë mirë se ku të rreh zemra, por nxirre një herë frikën nga zemra jote e pastaj bëj politikë me mua, hajde... bën edhe politikë.

Të fundit