Flash News

KRYESORE

Rama-Basha replika për gjyqësorin. Kryeministri: Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. Kryeopozitari: Të duhet bosh për të mbrojtur aferën 200 mln Euro

Rama-Basha replika për gjyqësorin. Kryeministri: Më mirë

Kryeministri Edi Rama ka premtuar sot ‘rilindjen e gjykatave’ duke vendosur një precedent të rrëzikshëm për pushtetin gjyqësor, të cilin e barazon me sloganin e PS, me të cilin erdhi në pushtet në vitin 2013-të.

“Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, u përgjigjet Rama kritikëve që deklarojnë se sistemi gjyqësor në Shqipëri ndodhet në kaos për shkak se vendi ka mbetur pa Gjykata të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese.

Sipas kryeministrit, “rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Kryeopozitari Lulzim Basha ka replikuar po në ‘Facebook’ për këtë deklaratë të Ramës, duke theksuar se djepi bosh i duhet kryetarit të ekzekutivit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha.

Kreu i PD-së thtoë se shejtantët në djepin e Prokurorisë, Rama i mban për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive.

“Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”, shprehet Basha.

Të fundit