Flash News

KRYESORE

Rama-Bashës: Ti për mësues gjuhe ke Berishën dhe Kryemadhin, kë kam unë

Rama-Bashës: Ti për mësues gjuhe ke Berishën dhe Kryemadhin,

Kryeministri Edi Rama, i cili u kritikua nga kryetari Lulzim Basha për gjuhën shqipe dhe fjalorin që përdor, ka reaguar shumë shkurt.

“Unë mësues për gjuhën shqipe kam Fan Nolin dhe Faik Konicën, ti ke Saliun dhe Monikën”, kështu u shpreh Rama në fund të fjalës së tij, duke u larguar më pas nga Kuvendi.

Për fjalorin e Edi Ramës reagoi dhe demokrat Ervin Salianji. Ai i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i thënë që të zbatojë rregulloren për të gjithë njësojë. “Fati e ka bërë të jetë kryeministër. Të merni masa dhe të jepni vërtejte për të gjithë. Ky fjalor i kryeministrit është i papranueshëm. Kuvendin e ndjekin dhe fëmijë”, u shpreh ndër të tjera Salianji.

Të fundit