Flash News

KRYESORE

Rama batuta me deputetin e listave të LSI: Ju kapën nga brirët e dashit dhe mbetët pula, prej moshës i menaxhoj ndjenjat

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batuta me deputetin e opozitës parlamentare i dalë nga listat e LSI pasi opozita dogji mandatet, Ralf Gjoni.

Ndërsa u është përgjigjur kritikëve të paketës anti-KÇK, Rama i është drejtuar Gjonit duke i thënë me shaka, që sipas tij është një gjysmë shakaje: “Ralf, Ralf, ti je shëmbëlltyra më kuptimplotë nga dashuria e kaluar në xhelozi dhe xhelozia në urrejtje, edhe për shkak të moshës i menaxhoj ndjenjat që ty të kanë marrë para, xhelozinë dhe urrejtjen .

Ke fatin të jesh pranë Ballit Kombëtar dhe pyeti si e kanë menaxhuar xhelozinë dhe urrejtjen që ua morën pulat. Ju doni dashin, puna është se ju kapën nga brirët e dashit dhe ju mbetët pula, por ndihmoni gjelat e rinj të mos kthehen në pula”.

Të fundit