Flash News

KRYESORE

Rama batuta me ish- ministren e PD: Faleminderit zonja armike që ke ardhur si mike

Rama batuta me ish- ministren e PD: Faleminderit zonja armike që ke ardhur

Kryeministri Edi Rama përcolli një sërë mesazhesh sot në konferencën e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Në takim, veç ministrave shqiptar dhe të rajonit, e pranishme në panel ishte edhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshëm e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e cila para marrjes së këtij posti ka qenë ministre në qeverinë e PD.

Fjalën e mbajtur, Rama e mbylli me batuta me Bregun, duke e cilësuar si “armike” që ka ardhur si mike.

“Faleminderit shumë zonja armike që ke ardhur këtu si mike. Të gjithë armiqtë e mëparshëm mund të kujtojnë të shkuarën, por duhet të shohin tek e ardhmja”, u shpreh Rama.

Të fundit