Flash News

KRYESORE

Rama: BE nuk duhet ta shikojë Turqinë si kërcënim, ne nuk rrezikohemi nga islamizmi politik

Rama: BE nuk duhet ta shikojë Turqinë si kërcënim, ne nuk

Kryeministri Edi Rama mendon se Bashkimi Evropian nuk duhet që ta shikojë Turqinë si një vend që kërcënon unionin duke lëshuar emigrantët,m por si një shtet që ka ndihmuar shumë gjatë krizës, kur nisi një fluks i madh i tyre nga Lindja e Mesme.

“Është një vend me të cilin prej herësh kemi një raport të mirë. E mos të harrojmë, se Turqia ka ndihmuar BE në një moment dramatik gjatë krizës së refugjatëve e kanë të drejtë që të kërkojnë të respektohen. Roli i Turqisë, mbetet mjaft i rëndësishëm në mjaft këndvështrime për të gjithë Evropën, madje thelbësor”, tha Rama në një intervistë ekskluzive për revistën italiane Panorama.

Ndërkohë që ai hedh poshtë idetë se Shqipëria rrezikohet nga një islamizëm politik.

“Në Shqipëri jetohet qetë mes komuniteteve të ndryshme fetare. Mjaft të them se unë jam katolik, gruaja ime myslimane, fëmijët tanë të parë ortodoks e fëmija jonë i fundit do të ndjekë udhëzimet e Papa Franceskut, i cili në një takim privat më ka thënë se kur të rritet ta lë të zgjedh besimin e tij fetar.”

Rama nuk pranon të komentojë në “gjuhë të huaj” akuzat e opozitës se Shqipëria është kthyer në narkoshtet.

Të fundit