Flash News

KRYESORE

Rama: Bëmë bashkë gjermanët dhe amerikanët, ka ende lekë që nuk janë aty ku duhet të jenë

Rama: Bëmë bashkë gjermanët dhe amerikanët, ka ende

Kryeministri Edi Rama tha se Marrëveshja midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ERNST & Young Gmbh parashikon vendosjen e një ekipi gjermano-amerikan në Shqipëri që do të punojë së bashku me strukturat shqiptare sa i takon luftës kundër krimit ekonomik.

“Me këtë marrëveshje ne forcojmë pozicionin tonë në luftën kundër krimit në tërësi dhe krimit ekonomik dhe fshehjes së të ardhurave në veçanti”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh i bindur që ka ende shumë para që i takojnë njerëzve dhe që sipas tij, nuk janë aty ku duhet të jenë. “Ka ende shumë para të cilat i takojnë njerëzve, i takojnë vendit dhe të cilat janë aty ku nuk duhet të jenë, janë ose në duart e krimit ose në duart e atyre të cilët nuk janë mjaftuar me fitimet e ligjshme por kanë fshehur edhe të ardhurat që ligjërisht i takojnë shtetit dhe i takojnë shoqërisë”, tha Rama.

Që gjermanët dhe amerikanët, së bashku do të punojë në Shqipëri, Rama tha se do të jetë një model i vlefshëm që mund ta marrin edhe të tjerët në konsideratë. “Më vjen shumë mirë që në Shqipëri, i kemi bërë bashkë, si pak herë dhe rrallë kund amerikanët edhe gjermanët që është një shenjë e mirë edhe me siguri do të jetë edhe një model i vlefshëm edhe për të tjerë që ta konsiderojnë”, deklaroi Rama.

Të fundit