Flash News

KRYESORE

Rama bën bilancin e dëmeve pas tërmetit dhe sa para janë grumbulluar nga donacionet

Rama bën bilancin e dëmeve pas tërmetit dhe sa para janë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i së martës në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

“Në Tiranë janë 15 banesa të shkatërruara, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate jashtë funksionit dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë. Ky bilanc kërkon të plotësohet që askush të mos mbetet jashtë.

Sa i përket bilancit paraprak të dëmeve, në qarkun e Durrësit janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara dhe 176 pallate të dëmtuara.

Sot vijnë ekipet e para të inspektorëve teknikë për të bërë një analizë dëmesh bashkë me ekspertët tanë që të mos marrë një kohë të gjatë për shkak të numrit të madh të godinave, në raport me numrin e vogël të ekspertëve të Institutit të Ndërtimit. Do vijë një ekip grek, turk, francez dhe të tjera nesër", tha Rama, i cili shtoi se personat e mbetur pa shtëpi janë akomoduar nëpër hotele dhe palestrat e shkollave, ndërsa nga sot çadrat do të largohen, veç atyre në zonat rurale.

“Në qarkun  Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, 625 prej tyre në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave. Të tjerët në çadra e të afërmit.

Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomduar në çadra, por për ta ka nisur transporti drejt hoteleve në Shëngjin. Deri tani 16 familje janë transportuar. Sot qoftë çadrat në Thumanë apo Laç do largohen dhe të gjithë banorët do spostohen në hotele, ndërkohë që janë dy kategori, e atyre që janë përqendruar në zonat e prekura rëndë urbane dhe atyre në zonat rurale, si në Bupq pasi e kanë të lidhur jetën e përditshme me gjënë e gjallë dhe kanë arsye për ta refuzuar largimin dhe kërkojnë një çadër pranë shtëpisë, në truallin e tyre.

Ministria e Mbrojtjes të marrë masat që të garantojmë një tjetër kategori çadrash, për të siguruar që dimri të jetë sa më e lehtë.  Në Berat janë akomoduar 250 persona. Në Tiranë, janë 3480 qytetarë të pastrehë, prej të cilëve 1 mijë persona në qendra pritëse, të tjerët në çadra e të afërmit”, tha kryeministri.

Kontributet

“Bilanci paraprak i kontributeve është goxha inkurajues, por për shkak se bankat janë mbyllur nga pushimet nuk themi dot sa është bilanci i plotë.

Vetëm dy sipërmarrës shqiptarë, Behxhet Pacolli dhe Shefqet Kastrati kanë dhuruar 2.5 mln euro, por këto nuk janë pjesë e bilancit, sepse nuk janë derdhur ende në bankë për shkak të bankave të mbyllura.

Ajo që kemi si raport është një shumë e verifikuar me transaksione që shkon 5 mln euro dhe 1.5 mln dollarë, me fatura dhe të dhënat e të dhënat e portalit e albania, organizata apo shoqëri të ndryshme në platforma si FB etj., përllogariten 4.5 mln dollarë. Këtu i apeloj atyre që do dhurojnë të kenë kujdes nga mashtruesish, dje u arrestua një prej tyre, i cili përmes FB mblidhte donacione në emër të Rilindjes dhe emrit tim”, u shpreh Rama.

Të fundit